12.5 C
Tirana
Monday, May 12, 2025

Kanoset gjyqtari i Fierit, Vladimir Cjapi, policia kontroll shtëpisë dhe makinave të Arben Isufajn (Ben Qimja)

Policia ka kryer kontroll ditën e sotme në banesën dhe makinat e Arben Isufajt i njohur si ‘Ben Qimja’, i cili akuzohet se ka kërcënuar gjyqtarin Vladimir Cjapi.

Gjyqtari është kërcënuar nga 55 vjeçari më 12 shkurt 2025 dhe pak ditë më vonë në datën 17 shkurt është bërë kallëzimi nga ana e gjyqtarit.

Sipas policisë, 55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Po ashtu, policia ka shoqëruar disa të afërm të ‘Ben Qimes’.

‘Në zbatim të vendimit të datës 19.02.2025, të Gjykatës së Fierit, Policia e Fierit dhe “RENEA” kanë kryer kontrolle në banesa, ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, i cili është kallëzuar në Prokurorinë e Fierit, nga një gjyqtar i Gjykatës së Fierit, për kanosje të kryer më datë 12.02.2025. Me qëllim hetimin e plotë të rastit, Policia ka sekuestruar sende që do t’i shërbejnë hetimit, si dhe ka shoqëruar shtetas të lidhur me shtetasin A. I’, njoftoi sot policia. 

Policia e Fierit po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të tij, për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fieri.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat