21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi: Tubimi i Ramës me punjonjësit e Bashkisë, është antikushtetues

Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi reagoi në lidhje me tubimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë në sheshin ‘Skënderbej’, duke e cilësuar antikushtetues. Në postimin e saj në Facebook, Çupi e quan ‘shfaqja më e madhe antikushtetuese dhe antidemokratike e kryeministrit Edi Rama dhe partisë-shtet që ai drejton’.

Kjo është shfaqja më e madhe antikushtetuese dhe antidemokratike e kryeministrit Edi Rama dhe partisë-shtet që ai drejton. Antikushtetuese, sepse ka shkelur kokë e këmbë autonominë që kushtetuta dhe ligji i garantojnë pushtetit lokal nga qeveria. Nuk ndodh në një shtet demokratik që kryeministri të thërresë në apel punonjësit e pushtetit lokal, edhe sikur ata të flenë me fotografinë e Edi Ramës nën jastëk. Është antidemokratik, sepse këtu janë shkrirë bashkë shteti me partinë në funksion të pushtetit personal të Edi Ramës dhe të goditjes së segmenteve të drejtësisë që nuk janë nën kontrollin e kryeministrit. Si një prej deputeteve që kam ndjekur nga afër problematikat e pushtetit lokal e kam të qartë se një bashki si Tirana nuk mund të drejtohet me njerëz të emëruar. Ka vetëm një zgjidhje të drejtë dhe të ndershme për Tiranën: Dorëheqja ose shkarkimi i Erion Veliajt. Prangat e korrupsionit të kupolës më të lartë të Partisë Socialiste mund të mbajnë peng Edi Ramën, por jo kryeqytetin!” thekson Çupi në reagimin e saj në Facebook

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat