21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Qeveria hap në Bruksel, Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Qeveria shqiptare në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Zv.Kryeministrja Belinda Balluku, mori vendimin për hapjen e Misionit të Përhershëm i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky vendim u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për virin 2025.

Vendimi i qeverisë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Hapjen e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
Shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.
Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat