21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

KAS rrëzon Celibashin, paketa e maleve dhe tatimi mbi vlerën e shtuar mund të votohen në Kuvend

KAS vendosi sot që Paketa e Maleve dhe Tatimi mbi Vlerën e shtuar në sektorin e Bujqësisë nuk kanë më asnjë pengese për të vijuar procedurën parlamentare.

Komisioneri Ilirjan Celibashi e humbi betejën me Kuvendin e Shqipërisë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, i cili vlerësoi që nismat e bllokuara nga kreu i KQZ, edhe pse ne prag zgjedhjesh nuk kanë qëllime elektorale

Erion Braçe u paraqit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të mbrojtur nismën e tij për ndryshimin e tatimit ne sektorin e bujqësisë por një përballje me Komisionerin Celibashi mungoi, megjithatë mesazh mbeti.

Të dërguarit e Kuvendit ishin më të drejtpërdrejtë në kritikat adresuara drejt kreut te KQZ.

Por ky paralajmërim i përfaqësuesve te Kuvendit nuk ndali kreun e KQZ që të bllokoje një tjetër nismë, atë për trajtimin e kushteve të personave që burgosur apo paraburgosur.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat