21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Hetimi për Veliajn/Mamaja Ajola Xoxës dhe biznesmeni Gent Sula paraqiten në SPAK për të dëshmuar

Sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, Valbona Xoxa, vjehrra e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili prej më shumë se një jave ndodhet në paraburgim.

Valbona Xoxa ka qëndruar në SPAK për rreth 15 minuta dhe më pas është larguar. U raportua se nëna e Ajola Xoxës u pyetet për vilën në Qerret, pasi SPAK dyshon se pronari real i kësaj prone është Veliaj. Ndërsa po ashtu u bë e ditur se vjehrra e Veliajt u pyet edhe për blerjet që Ajola Xoxa dyshohet se ka bërë përmes llogarive të saj. Valbona Xoxa është një prej familjarëve që SPAK e ka vënë nën hetim në kuadër të procedimit për hetimin pasuror ndaj Erion Veliajt.

Në SPAK, paraqitet e biznesmeni Sula

Gentjan Sula, i njohur ndryshe si biznesmeni i “Kodrës së Diellit”, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet për Erion Veliajn, ku dhe ai vetë është një prej të akuzuarve.

Biznesmeni akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, teksa ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën “Detyrim paraqitje”. Sipas vendimit të gjyqtarit Erjomn Bani, Gentian Sula duhet të paraqitet në SPAK  të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, në orën 14:00.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat