18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, sëmuret gjyqtarja Ilirjana Olldashi, ështja në dorë të gjyqtarit Engert Pëllumbi

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO, Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte ankimimin e Ajola Xoxës është tërhequr nga gjykimi. Gjyqtarja Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, duke shmangur gjykimin e një çështje që konsiderohet nga të gjithë si ‘patate e nxehtë”. Zëvendësimi i gjyqtares bëhet përshkak të afateve të ngutshme procedurale.

Lidhur me këtë situatë Gjykata ka njoftuar publikun se: “Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat