14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha, thirrje FBI-së të hetojë shpërdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë në Shqipëri

Ish-kryeministri dhe kreu i opozitës, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria është një nga vendet kryesore në skemën e shpërdorimit të fondeve ndërkombëtare. Berisha u shpreh se paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur për pasurimin e elitave të majta dhe për kapjen e sistemit të drejtësisë. Në mënyrë të veçantë, ai akuzoi Delina Ficon, ish-bashkëjetuesen e Edi Ramës dhe partneren aktuale të ministrit Blendi Çuçi, për përfitime të paligjshme nga fondet e USAID-it.

Berisha tha se këto fonde janë shpërdoruar në mënyrë flagrante dhe se qeveria po bën gjithçka për të mbuluar këtë skandal. Ai përmendi edhe emra të tjerë të afërt me qeverinë, duke e cilësuar këtë një rrjet të mirëorganizuar korrupsioni. Sipas tij, censura e vendosur në Shqipëri po fsheh një nga skandalet më të mëdha, ndërsa mediat ndërkombëtare po e ekspozojnë situatën alarmante.

“Por në hierarkinë e shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve amerikanë dhe pasurimit të elitave të ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës, Shqipëria nxin sterrë edhe me figurën e lubisë numër 2, e cila quhet Delina Fico.Delina Fico, bashkëjetuesja aktuale e ministrit Çuçi, dhe ish-bashkëjetuesja e Edi Ramës, ka marrë shuma përrallore me projekte antikushtuese dhe antiligjore nga USAID-i për pasurimin e saj dhe kapjen e sistemit të drejtësisë kryekëput nga Rama dhe enturazhi i tij. Ndaj dhe i bëj thirrje FBI-së të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë” tha ndër të tjera në fjalën e tij Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat