21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, njihej si ekspert i hapjes së kasafortave

Policia e Tiranës arreston ‘skifterin’ e kasafortave, pasi akuzohet se është autori i disa vjedhjeve në kryeqytet.

Policia bën me dije se 57-vjeçari është autor i vjedhjeve të parave në 5 rasteve, ku ka marrë disa shuma të konsiderueshme parash nga kasafortat.

Gjithashtu ‘blutë’ të ditur se nga kontrolli në banesën e 57-vjeçarit, u  gjetën dhe sekuestruan disa nga sendet që ai dyshohet se ka përdorur për hapjen e kasafortave

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Safe Box”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– R. H., 57 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:

-më datë 16.02.2025, ka vjedhur 1200 euro nga kasaforta e një biznesi në rrugën “Abdyl  Frashëri”;  

-më datë 02.02.2025, ka vjedhur 300 000 lekë nga kasaforta e një subjekti në rrugën “Reshit Çollaku”; 

-më datë 13.12.2024, ka vjedhur 370 800 lekë nga kasaforta e zyrës së një kompanie;

-më datë 10.11.2024, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një banesë në Rrugën e Dafinave; 

-më datë 19.09.2024, ka vjedhur një shumë parash në zyrat e një kompanie, në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shëbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa nga sendet që ai dyshohet se ka përdorur për hapjen e kasafortave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat