21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

RENEA aksion ‘blic’ në Dobraç kontrolle në ambientet e fisit Bajri

Forcat Speciale të policisë së shtetit kanë nisur një aksion blic me kontrolle në lagjen Dobraç të Shkodrës, ende nuk dihet a ka persona të shoqëruar.

Kontrollet në Shkodër, besohet se lidhen me hetimet për masakrën me 4 viktima në Dobraç.

Masakra e Dobraçit po hetohet nga SPAK, dy persona të dyshuar të përfshirë ndodhen në paraburgim.

Kontrollet e Forcave RENEA po zhvillohen pranë banesave të anëtarëve të fisit Bajri.

Dy të dyshuar si të përfshirë në masakrën e Dobraçit, Sakica e Troshani u vetëdorëzuan për një ngjarje tjetër pak javë më parë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat