Pas seancës së 13 shkurtit, deputetët do kthehen punimeve të Kuvendit me një sërë çështjes të rëndësishme për miratim. Seanca e së enjtes u shty për sot në orën 10:00, pasi debatet po shkonin drejt përplasjeve fizike, ku Flamur Noka tentoi të qëllojë me shishe uji ministrin Taulant Balla.
Seanca u karakterizua nga tensione e debate edhe për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Spiropali mbylli seancën për të vijuar me të njëjtin rend sot, ku ndryshimet në Kod Zgjedhor për lehtësimin e votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit presin dritën jeshile. Palët janë dakordësuar mbi variantin që mundëson pagesën e postës për kthimin e votës së diasporës, numërimin e saj nga komisionerë politikë dhe afrimin e afatit më 12 mars për regjistrimin e partitive e kandidatëve.
Edhe seancën e sotme plenare, Veliaj pritet të kapi ‘prime’ duke e kthyer debatin e deputeteve pro dhe kundër SPAK-GJKKO.