18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Trump i uron Kosovës 17-vjetorin e Pavarësisë! Osmani: SHBA, mbështetje e fuqishme për ne (Mesazh urimi edhe nga Macron)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mirëpritur letër urimi nga presidenti amerikan Donald Trump, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas zyrës së Presidentes Osmani, Presidenti Trump ka dërguar një mesazh urimi për popullin e Kosovës, duke lavdëruar përkushtimin dhe vendosmërinë që ka shoqëruar procesin e pavarësisë. Ai ka theksuar mbështetjen e fortë të SHBA-ve për Kosovën dhe përpjekjet për të krijuar një shoqëri demokratike, që i ofron mundësi për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

Macron uron pavarësinë e Kosovës: Do mbështesim zhvillimin dhe perspektivën europiane të vendit

Pas kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, edhe presidenti francez Emmanuel Macron uroi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë të Republikës së Kosovës dhe thekson përkushtimin e Francës për perspektivën evropiane të Kosovës.

Në një mesazh për homologen Osmani, Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur urimet e tij për pavarësinë e Kosovës dhe ka ritheksuar mbështetjen e Francës për forcimin e pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e rikonfirmimit të perspektivës evropiane për Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat