21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Përfundon java 25 e Superiores, Egnatia nis arratisjen, Tirana del nga zona e ftohtë (RENDITJA)

Java e 25-të e Kategorisë Superiore ka krijuar shkëputjen e parë “serioze” të Egnatias në kreun e renditjes, por sidomos ka ndryshuar pozitat e ekipeve që gjenden në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Fitorja e Laçit sot ndaj Teutës, ka theksuar edhe një herë formën e kurbinasve, të cilët vazhdojnë ngjitjen dhe aktualisht shohin veten në të njëjtën kuotë pikësh me Elbasanin, një prej klubeve që ka bërë investimet më të mëdha në këtë sezon.

Ndërkohë, fundoset Teuta e cila kthehet në zonën e ftohtë të klasifikimit, duke lënë pas vetes vetëm Skënderbeun e vendit të fundit, i cili humbi “finalen” ndaj Tiranës. Bardheblutë janë fitimtarët e vërtetë të kësaj jave, pasi më në fund e shohin veten përsëri jashtë zonës së ftohtë, një shtysë e rëndësishme morali për ta.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat