21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Pas një periudhe të akullt, Rama ndan me ndjeksit foton me Kurtin nga Konferenca e Sigurisë në Mynih

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Konferenca e Sigurisë në Mynih ku zhvilloi takime me shumë liderë të vendeve të ndryshme. Ajo që bie në sy, është pozimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin Rama ka një marrëdhënie të ftohtë. Mosmarrëveshjet Rama-Kurti, janë të njohura nga dy anët e kufirit dhe tashmë nuk përbën më lajm. Gjithsesi shkrirja e akujve midis dy Kryeministrave shihet pozitivisht për dy shtetet e një kombi.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë.

Rama mori pjesë sot në panelin “Zgjerimi i BE-së” me praninë e Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat