21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Grabisnin makina dhe banesave, arrestohen 4 “skifterat” e Shijakut, një tjetër i shpallur në kërkim! (Emrat)

Policia ka arrestuar grupin që vidhte banesa, makina e mjete lundruese. Në kuadër të operacionit “Theft network”, policia njoftoi se janë vënë në pranga shtetasit Donald Subashi, Denis Marku, Elvis Muça dhe Artur Lama. Shpallet ne kerkim Eneriko Zyle.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Theft network”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vidhnin automjete, mjete lundruese, banesa e tabakino, identifikohet dhe goditet grupi që vepronte në qarkun Durrës e Tiranë. Vihen në pranga 4 pjesëtarë të grupit si dhe shpallet në kërkim një pjesëtar tjetër i grupit.Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 4 vjedhje të kryera në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues Skaf, një automjet kamionçinë si dhe prova të tjera materiale që do shërbejnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup” thuhet në njoftimin e policisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat