21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Urdhër i Kim Jong-un, ndeshjet e Tottenhem s’do të transmetohen më në Korenë e Veriut (zbulohet arsyeja)

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka vendosur që të mos transmetohen më takimet e Tottenhem Hotspur në shtetin aziatik.

26 milionë banorët e Koresë së Veriut nuk do të kenë më shansin të shikojnë Totenhemin, pasi në ekipin londinez aktivizohet koreano-jugori Son Heung-min.

Në Korenë e Veriut nuk transmetohen edhe takimet e Wolverhampton Wonderers dhe Brentfordit, pasi aktivizohen respektivisht Hwang Hee-chan dhe Kim Ji-soo.

Takimet e Premier League transmetohen nga televizoni shtetëror “KCTV” katër muaj pasi ato luhen.

Pra tani në Korenë e Veriut transmetohen takime të mbajtura katër muaj më parë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat