21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama: Korrupsioni po luftohet realisht! Shqipëria nuk është ajo që duket nga TV (asnjë fjalë pë Veliajn)

Kreu i qeverisë, Edi Rama, u bëri apel emigrantëvenë podkastin “Flasim”, që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama veçoi emigrantët e Greqisë dhe Italisë që sipas tij janë dëshmitarë të ndryshimeve të kanë ndodhur në vend, si edhe të reputacionit për shqiptarët.

Kryeministri Rama, tha se korrupsioni po luftohet realisht. “Në këtë javë e kemi diskutuar. Ka ndodhur dhe vende të tjera.  Janë bërë dhe studime pse kur korrupsioni fillon dhe luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet, sepse ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë sot jemi një vend komplet tjetër”, u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu, Rama përsiriti apelin drejtuar emigrantëve të kthehen në atdhe e të investojnë pasi Shqipëria ka ndryshuar, korrupsioni po luftohet realisht 

“Janë bërë dhe studime pse kur korrupsioni fillon dhe luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet, sepse ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë sot jemi një vend komplet tjetë.  Me avancimin që ne do të kemi, shumë shpejt do të hapim kapituj të tjerë të negociatave dhe me gjasë që ne do të hyjmë në BE brenda kësaj dekade, do të ndodhi edhe ajo që Greqia e ka prej kohësh, që përfitojnë financime nga BE. Gjë që këtu nuk e kemi se nuk jemi anëtar i BE-së dhe vetvetiu që do të jetë një investim shumë i mirë”, siguroi Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat