Ditën e sotme, Partia Republikane ka festuar në Tiranë 34-vjetorin e krijimit. Të pranishëm ishin figura si Sali Berisha, Maksim Begeja, Genc Celo apo Anila Godo. Në fjalimin e tij, kreu i PR, Fatmir Mediu shprehu vlerësimin për themeluesin e kësaj partie, Sabri Godon. Po ashtu Mediu foli dhe për bashkëpunimin me Partinë Demokratike, duke thënë se kanë vepruar gjithmonë si një parti e vetme.
“Kombi dhe interesi kombëtar kanë qënë dhe mbeten udhërrëfyes për Partinë Republikane dhe Partinë Demokratike. Ne kemi pasur dhe kemi gjithmonë një yll ndriçues: mbështetjen tonë për shqiptarët kudo që janë, për Kosovën dhe pavarësinë e saj, për të punuar të gjithë si një komb, për të qenë një komb europian”, tha ndër të tjera Mediu gjatë fjalës së tij.
Një fjalim në 34-vjetorin e Partisë Republikane e ka mbajtur dhe kryedemokrati, Sali Berisha. Kreu i PD e quajti historinë e bashkëpunimin me republikanët si histori të përpjekjeve të mëdha për liri.