21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Një sirian vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në Austri, kalimtarët e përplasin me makinë autorin

Një 23-vjeçar sirian goditi me thikë pesë kalimtarë në Villach, në jug të Austrisë, duke vrarë një 14-vjeçar. Sipas mediave vendase krimi ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë sheshit kryesor.

Policia austriake ka arrestuar autorin e sulmit, shtetas sirian me leje qëndrimi të rregullt austriake.

Zëdhënësi i policisë Rainer Dionisio, i cituar nga “Kurier”, tha se 23-vjeçari ka goditur me thikë kalimtarët pak para orës 16:00, të moshës 14 deri në 23 vjeç.

Një dëshmitar i sulmit pasi ka parë skenën, ka përplasur sirianin me makinën e tij, duke lehtësuar kështu arrestimin e 23-vjeçarit.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të përjashtuar mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtor.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat