18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Festimi i Shën Valentinit që u kthye në tragjedi, zbulohet fotoja e çiftit pak para aksidentit që i mori jetën 20-vjeçares

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin Zef Sinani dhe Megi Xhetani nga Mamurrasi, të cilët kishin vendosur të festonte në Pogradec.

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj.

Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej tre muajsh me drejtuesin e automjetit.

Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat