14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kaos në Kuvend/Noka dhe Dodaj tentojnë të përleshen me Ballën (qëllohet me shishe drejt Ballës)

Disa deputet të opozitës, janë drejtuar foltores kur ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla mori fjalën, për të folur për Diasporën dhe zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa kryeparlamentarja Spiropali njoftoi fjalimin, deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe më pas të tjerët. Në këtë moment ndërhyn Garda dhe bllokohet foltorja. Deputeti Petrit Doda dhe Noka tentuan disa herë ta godisnin me objekte dhe shishe uji plastike ministrin nga një distancë e afërt. Gardistët e rreshtuar e penguan, kurse Spiropali tërhiqte vëmendjen që të lejohej mbajtja e fjalës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat