21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Lënia në burg e Veliajt, Rama mesazh të koduar: Prokurori s’ka prova që të nisë gjyqin! Pa PS nuk ka SPAK

Kreu i qeverisë në rubrikën e sotme (13 Shkurt) ‘Sy m’sy’, theksoi se është në mbështetje të drejtësisë së re që të hetojë çdo paligjshmëri, por vetëm me prova të arsyeshme dhe me argumente juridike.

Rama komentoi sërish arrestimin e Erion Veliajt në rubrikën ‘Sy m’sy’. Në një lidhje live me komentuesit, shefi i qeverisë u ndal në ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. Rama tha se kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur dhe vetë prokurori nuk i ka provat për të kërkuar nisjen e gjyqit.

“I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Pra, ky person ka bërë një dy tre dhe për këtë kërkoj dënim. I pandehuri është dikush që prokurori shkon në gjykatë dhe i thotë kam këto prova, fillo gjyqin. Pra ka mbledhur provat, nuk është e bindur për provat, kjo i dyshuari. I pandehuri është me prova. A e dini ju që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është i pandehur? Pra vetë prokuroria nuk është i gatshëm të kërkojë gjyqin, por ka dyshime të arsyeshme sipas tij, që nuk i ka ato prova”, tha Rama.

Rama u shpreh se “pa të dhe PS nuk do kishte SPAK”, teksa theksoi se “bufi i kënetës”, duke iu referuar Sali Berishës, kërkon votën që “ta shkrijë SPAK”, siç e tha edhe dje në konferencë.

“Pa Edi Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Sepse bufi i kënetës e thotë në mënyrë deklaratave më jepni votën që ta shkrij SPAK. Pra, nëse spak nuk e garanton kjo kocka këtu dhe PS bashkë me mua, nuk mund të garantojnë pellgaçet përreth dhe partickat që kanë të re vetëm pronarin e tyre, sepse kanë të njëjtën metodë e sjellje si ajo e bufit të kënetës, janë si mrokulla të vogla. I bëjnë temena SPAK se do i heqi kundërshtarët, e këta do rriten. Sepse është lis i madh PS, është lis i madh, nuk hiqet kollaj”, u shpreh ai.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat