Erion Veliaj, është transferuar nga Blloku i Sigurisë drejt GJKKO, aty ku do të vlerësohet “masa e sigurisë” arrest me burg.
duke u zhvendosur në ambientet e gjykatës, mbështetës të kryebashkiakut Veliaj dhe antarë të Partisë Socialiste janë mbledhur në mbështetje të tij pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në këto momente ka nisur seanca verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.
Në të njëjtën seancë do vlerësohen masat e sigurisë për biznesmenin Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe biznesmenët Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.