Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë, GJKKO ka ndryshuar masën e “Arrestit në shtëpi” për Ajola Xoxën, duke ia zëvendësuar me masën “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Seanca ishte parashikuar për t’u mbajtur në orën 08:30, por ajo u shty për të rifilluar në orën 13:30. Në orën 19:20 minuta gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani u tërhoq për vendim pasi dëgjoi argumentet e avokatëve mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët, të cilët kërkuan masa më të buta sigurie, si dhe argumentet e prokurorit të SPAK.
Ndërkohë, ka mbetur në qeli edhe biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule, duke iu konfirmuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, ka mbetur në fuqi masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për 5 biznesmenët Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
VENDIMI I PLOTË I GJKKO


Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është zhvilluar me tensione dhe debate nga ky i fundit, në drejtim të hetuesve.