21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Pas lënies në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg” Veliaj dërgohet në paraburgimin e Durrësit

Pas dhënies së masës së arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme, konkretisht firmosur nga gjyqtari Erion Bani, kryebashkiaku Erion Veliaj do të shoqërohet drejt paraburgimit të Durrësit. Aty po qëndron edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj si dhe një pjesë e zyrtarëve të lartë të vënë në pranga.

Veliaj qëndroi në gjykatë prej orës 08,30 minuta, ndërsa mësohet se gjatë mbrojtjes, ai ka debatuar ashpër me prokuroriin Ols Dado por edhe me gjyqtarin Erion Bani. Po kështu mësohet se paraburgimi i Durrësit është zgjedhur vet nga Veliaj pasi është pyetur nga gjykata.

Pas kësaj faze, Veliaj pritet të bëjë ankimimin e vendimit dhe kërkojë ndryshimin e masës së arrestit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat