18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Konstantinos Tasoulas zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

 Konstantinos Tasoulas u zgjodh sot President i Republikës së Greqisë.

Tasoulas i cili bëhet bëhet presidenti i 9-të i vendit fqinj dhe do të betohet në detyrë më 13 mars, kur i mbaron mandati presidentes aktuale, Katerina Sakellaropoulou.

Përkatësisht 156 deputetët e Demokracisë së Re të udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, por edhe ish-kryeministri Antonis Samaras e të pavarurit Marios Salmas, Haris Katsivardas dhe Pavlos Sarakis votuan pro kandidaturës së ish-kryetarit të Kuvendit për deputet.

Konstantinos Tassoulas tha pas zgjedhjes se për të është një nder dhe përgjegjësi e madhe detyra e re si President i Republikës.

Tasoulas theksoi gjithashtu se pavarësisht trazirave ndërkombëtare, është i rëndësishëm forcimi i aftësive mbrojtëse dhe diplomatike dhe kohezioni social brenda BE-së. Në një klimë unifikuese, ai kërkoi gjithashtu që “pavarësisht mosmarrëveshjeve individuale, filli i padukshëm që bashkon Greqinë nuk duhet të prishet”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat