21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

KLGJ dhe KLP (duke mos kryer detyrën e ngarkuar nga Kushtetuta) braktisin gjyqtarin Bani dhe prokurorin Dado, të cilët po sulmohen egërsisht nga politika dhe opinionbërja

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nuk kanë gjetur guximin apo kohën ti dalin në krah gjyqtarëve dhe prokurorë nga një sulm i mirë koordinuar i politikës dhe opinion bërjes. Kësaj radhe Voicenews.al duke besuar se si organe kolegjiale reagimet apo deklaratat miratohen nga anëtarët, kanë praktikisht vonesën e tyre, po tregohemi luajal në shkrimin tonë. Por kjo nuk do të thotë se kjo çështje do qëndrojë larg vëmendjes së publikut.

Ndryshe nga herët e tjera, Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ndryshe nga herët e tjera nuk ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik të cilat në përmbajtjen e tyre cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e një magjistrati, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ndryshe nga herët e tjera edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk e shprehu të gjithë përkushtimin për t’u pozicionuar në krah të prokurorëve, duke garantuar një proces drejtësie të pavarur dhe transparent. Kësaj here puna dhe integriteti i prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, nuk janë thelbësore për ndërtimin e një sistemi që i shërben dhe mbron qytetarët e këtij vendi, pa frikë apo paragjykim.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat