18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Pas numërimit të votave, Vetvendosje nuk e formon dot qeverinë e vetme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar shifrat pas numërimit të votave.

Më konkretisht Lëvizja Vetëvendosje prin me 41% të votave, PDK e dyta me 22.37%, LDK e treta me 17,57%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun. E përkthyer në numër mandatesh, VV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.

Duke qenë kështu, VV-ja është larg numrit të nevojshëm prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë. Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat