21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Krimi elektoral, Celibashi diskuton masat e marra për zgjedhjet e 11 Majit me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme do të bashkëpunojnë bazuar në një protokoll të posaçëm, mbi shkeljet dhe krimet zgjedhore e mundshme gjatë procesit zgjedhor të 11 Majit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela vendosën piketat e koordinimit institucional.

“Prokuroria është përpjekur të bëjë maksimumin sa i takon krimeve zgjedhore. Ka raste të suksesit, por ka edhe gjëra që nuk kanë shkuar mirë. Ne këtë vit kemi vendosur të ndërmarrim një sërë veprimesh që synojnë në rritje të eficencës që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes institucioneve” tha Çela.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat