18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Arrestohen dy “skifterët” nga Lezha, hajdutët serialë ishin kthyer në makth për banorët e zonës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shades”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shades”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sokol Pali, 52 vjeç dhe Marjan Kelaj, 51 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ditën e djeshme, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje, shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme, në 2 dyqane në fshatin Blinisht dhe në 1 servis në fshatin Dajç. Zbardhen edhe 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat