Pasi përfundoi komunikimin me qytetarët ku mbajti qendrimin e tij për arrestimin e Erion Veliajt, Kryeministri është parë në ambientet e Bashkisë Tiranë.
Burime të besueshme thonë se Edi Rama është takuar me nënkryetarët e institucionit në fjalë për të koordinuar edhe vijimësinë e punës. Në fotot e publikuar Rama shihet teksa shoqërohet nga nënkryetarja Anuela Ristani që me shumë mundësi do jetë Kryetare në detyrë e Bashkisë Tiranë.