Deri më tani janë numëruar 2244 vendvotime nga 2533 në total.
Lëvizja Vetëvendosje, udhëheq me 41.14%. E dyta rendit PDK me 21.99%, ndërsa e treta është LDK me 17.68 %.
AAK dhe Nisma kanë marrë 7.65% të votave nga qytetarët e Kosovës. Më pas në renditje vjen SRPSKA LISTA me 4.5% dhe Koalicioni për Familje 2.30%.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.
Krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve, mbështetja për partinë e tij ra për rreth 10%.
Përkundër kësaj, Kurti tha se Vetëvendosje do të jetë në krye të Qeverisë edhe për katër vjet të tjerë. Nëse dhe me cilën forcë politike do të bashkohet kjo parti për të siguruar 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nuk është ende e qartë, ashtu siç nuk është as politika që do të ndjekë.