19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

SPAK nuk i ndahet Jorgo Goros, kërkon gjykim për herë të dytë

Makthi për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro nuk ka të sosur, SPAK e akuzon për “shpërdorim detyre” me procedurat e marrjes së tokës nga familjet bujqësore, së bashku me dy vartës të tij.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zyrtarizoi paraqitjen e kërkesës për dërgimin në gjykim të një çështje penale të dytë në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, dhe ndaj dy vartësve të tij, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Në shtator të vitit të kaluar, ai u dërgua për gjykim si pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet në pronësi fundore të ish-deputetit të PS Artan Gaçit, i shpallur investitor strategjik nga qeveria “Rama”.

Në këtë hetim të dytë, Goro akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në cilësinë e kreut të Bashkisë së Himarës lidhur me procedurat e plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore, në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.

Skeda e pasurisë së deklaruar –Jorgo Goro –kryetar i Bashkisë Himarë

Goro gjendet në burg prej marsit të vitit të kaluar, kur u arrestua për tokën ku burri ish-ministres së Ramës, do të ndërtonte një hotel. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi në korrik 2024 të pranojë kërkesën e SPAK për vendosjen e skuestros preventive mbi një apartament të Jorgo Goros, duke rrëzuar vendimarrjen e Shkallës së Parë që refuzoi ta sekuestronte atë pasuri.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat