8.5 C
Tirana
Friday, April 10, 2026

Nikki Glaser e thotë troç: Bashkëshorti im mund të bëj seks me të tjera

Prezantuesja dhe komediania e njohur amerikane, Nikki Glaser, ka habitur me deklaratat e saj të fundit për jetën sentimentale, duke zbuluar se është në një marrëdhënie jo tradicionale me partnerin e saj.

Gjatë një interviste në podcastin “Call Her Daddy”, ajo foli pa dorashka për mënyrën si e koncepton lidhjen, duke theksuar se nuk e ka problem që partneri të ketë marrëdhënie edhe me gra të tjera.

“Realisht nuk më intereson nëse i dashuri im do të kishte diçka me dikë tjetër”, deklaroi ajo.

Glaser është prej vitesh në një lidhje me producentin televiziv Chris Convy, një raport që ka kaluar nëpër ulje-ngritje që prej vitit 2013, kur u njohën gjatë punës në MTV.

Megjithatë, prezantuesja sqaroi se kjo marrëdhënie nuk funksionon në mënyrë të barabartë për të dyja palët, pasi ajo vetë nuk ndjen nevojë për eksperienca të tjera jashtë çiftit.

“Kjo nuk është rrugë me dy drejtime. Unë nuk jam tipi që kërkon eksperienca të tilla kur jam në një lidhje, por nuk e kam problem nëse pala tjetër e bën. Madje, në një farë mënyre, më pëlqen”, u shpreh ajo.

Ajo pranoi gjithashtu se ideja që partneri i saj mund të jetë me gra të tjera e stimulon edhe në aspektin intim, duke e konsideruar pjesë të fantazive të saj personale.

“Kam qenë gjithmonë e intriguar nga kjo ide. Bisedat për ish-partneret e tij apo përvojat e tij më kanë shërbyer si një lloj paralojë”, tha ajo.

Pavarësisht këtij modeli të hapur, Glaser nënvizoi se transparenca dhe ndershmëria janë thelbësore, sidomos ndaj personave të tretë që mund të përfshihen në raport.

“Është e rëndësishme që çdo person tjetër ta dijë që ai ka një partnere dhe që kjo është diçka për të cilën unë jam në dijeni dhe pajtohem”, theksoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që prezantuesja flet për marrëdhënie jo monogame, një temë që, sipas saj, lidhet me sigurinë personale dhe mungesën e xhelozisë në çift.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat