8.5 C
Tirana
Friday, April 10, 2026

Kosova ende pa kryetar shteti, Haradinaj: Albin Kurti nuk ka interes të zgjedhë Presidentin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Kosova do të shkojë në zgjedhje.

Haradinaj theksoi se kryeministri Albin Kurti nuk ka interes që ta zgjedhë presidentin.

“Veprimi i tij i njëanshëm me krijimin e qeverisë e thotë, e dëshmon se nuk e ka pasur në plan me e zgjedhë presidentin, edhe një mundësi tjetër e ka pasur kur është bërë buxheti, në këtë rast ka pasur mundësi të përfshijë amendamente ose propozime të partive opozitare”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj ka nënvizuar se Kurti “nuk e ka hapur fare paketën e Qeverisë”, pasi sipas tij, kur e fton dikë për partneritet për president, bëhesh partner edhe në Qeveri.

“Jo ndoshta, po jemi në zgjedhje, sikur të kish dashtë me zgjedhë presidentin ai e din si shkojnë këto punë, këto procese, ne kemi përvoja politike, disa herë kemi arrit me zgjedhë president. Pra ai nuk e ka hap paketën fare të Qeverisë, kur vjen puna e presidentit urdhëroni të merremi vesh. Kjo shkon ndryshe, me atë që e fton për partneritet për president, pra bëhesh partner edhe në Qeveri”, ka thënë ai.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat