Kosova ka shkruar historinë! Dardanët mposhtën Sllovakinë me rezultatin 3-4 në transfertë, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e “play off” drejt Botërorit.
Pjesa e parë u fitua nga Sllovakia me rezultatin 2-1. Përmbysja e çmendur erdhi në 45 minutat e dyta.
Golat nga Kosova u shënuan nga Hoxha, Asllani, Muslija dhe Hajriza. Kosova po ëndërron kualifikimin në Botëror, ndërsa në finale do masi forcat me Turqinë.
SLLOVAKI 3-4 KOSOVË
6′ Valjent, 45′ Haraslin, 90+4′ Strelec – 21′ Hoxha, 47′ Asllani, 60′ Muslija, 72′ Hajrizi
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja, Kosova fiton 3 me 4 dhe siguron finalen e “play off” ndaj Turqisë.
90+5′ Valjent ndëshkohet me karton të verdhë te Sllovakia.
90+4′ Gol! Sllovaki 3-4 Kosovë/ Strelec ngushton shifrat te Sllovakia. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
90′ Rrahmani, Emërllahu, Hadërgjonaj marrin vendin e Muslijës, Muriqit dhe Hoxhës.
89′ Vavro ndëshkohet me karton të verdhë te Sllovakia.
83′ Tupta dhe Benes marrin vendin e Haraslin dhe Dudas te Sllovakia.
73′ Zabërgja merr vendin e Asllanit te Kosova.
72′ GOOOL! Sllovaki 2-4 Kosovë/ Festë e çmendur, Kosova realizon golin e katërt me Hajrizin. (VIDEO)
70′ Haraslin godet nga brenda zone, por Muriç grushton. (VIDEO)
64′ Sllovakia i afrohet golit të barazimit. Te Kosova pretendojnë për fuall në zonë. (VIDEO)
60′ GOOOL! Sllovaki 2-3 Kosovë/ Supergoli i tretë dhe përmbysje e çmendur nga dardanët. Muslija realizon direkt nga goditja e dënimit. (VIDEO)
52′ Hoxha merr karton të verdhë te Kosova.
50′ Pretendime për penallti te Kosova. Gjyqtari kryesor dhe VAR nuk ndajnë të njëjtin mendim me dardanët. (VIDEO)
47′ GOOOL! Sllovaki 2-2 Kosovë/ Fisnik Asllani rikthen baraspeshën pas supergolit me kokë. Ishte Vojvoda që asistoi. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë, Sllovaki 2-1 Kosovë.
45′ GOL! Sllovaki 2-1 Kosovë/ Gol direkt nga goditja e dënimit, Haraslin tund rrjetën. (VIDEO)
44′ Ndërrim i detyruar, Sauer i lë vendin Suslovit te Sllovakia.
42′ Rast për t’u harruar nga Sllovakia. Sfida vijon me barazim. (VIDEO)
39′ Muriç kontrollon pa problem goditjen qëndrore të kapitenit Lobotka nga Sllovakia.
37′ Haraslin flirton me një supergol te Sllovakia. Goditja nga distanca gjen shtyllën e jashtme. (VIDEO)
32′ Sllovakia shfaqet rrezikshëm. Hancko godet drejt portës, ndërsa Muriç pret. (VIDEO)
25′ Dellova ndëshkohet me karton të verdhë te Kosova.
21′ GOOOL! Sllovaki 1-1 Kosovë/ Dardanët rikthejnë baraspeshën me supergolin e Hoxhës. (VIDEO)
14′ Kosova pranë golit. Muriqi nuk përfiton pas goditjes së Vojvodës. Drithërima te Sllovakia. (VIDEO)
18′ Hajrizi ndëshkohet me karton të verdhë te Kosova.
12′ Muriqi provon me kokë, por pa rrezikshmëri për sllovakët. (VIDEO)
10′ Asllani pretendon për prekje me dorë, pas gjuajtjes në zonë. Gjyqtari vijon ndeshjen.
6′ Gol! Sllovaki 1-0 Kosovë/ Shtanget Kosova. Valjent zhbllokon ndeshjen duke realizuar me kokë. (VIDEO)
1′ Sllovakët shfaqen menjëherë në sulm. Mbyll i sigurt Dellova.
1′ Nis ndeshja në Sllovaki.

