7.5 C
Tirana
Friday, March 27, 2026

FBI konfirmon se llogaria e email-it të drejtorit Kash Patel është hakuar nga një grup i lidhur me Iranin, publikohen online foto private të tij

Grupi, i njohur si Handala Hack Team, publikoi në faqen e tij të internetit CV-në e pretenduar të Patel dhe disa foto, duke shtuar në deklaratën e tyre:

“Ky është vetëm fillimi ynë. Nëse drejtorin tuaj mund ta komprometojmë kaq lehtë, çfarë prisni nga punonjësit e tjerë?”

FBI tha se informacioni i aksesuar është “historik dhe nuk përfshin të dhëna qeveritare”.

Kjo nuk është hera e parë që llogaria e Patel synohet nga hakerë të mbështetur nga Irani, ai ishte gjithashtu objektiv në vitin 2024, pak javë para emërimit të tij në FBI.

Fotot që Handala pretendon se ka marrë nga llogaria e Patel kanë qarkulluar në rrjetet sociale, me logo-n e grupit si watermark. Ato tregojnë Patel në lokacione të ndryshme të paidentifikuara, duke qëndruar pranë një makine të vjetër, buzëqeshur pranë një avioni, duke pirë cigare, duke bërë selfie pranë një shisheje alkooli dhe duke pozuar në restorante dhe hotele të supozuara.

Në deklaratën e tyre, grupi Handala tha se sistemet “të ashtuquajtura ‘të pathyeshme’ të FBI-së ranë për disa orë nën sulmin e ekipit të tyre”:

“Kjo është siguria për të cilën krenohet qeveria amerikane?! Ky është gjiganti kibernetik që mendon se kërcënimet dhe ryshfeti mund të heshtin zërin e rezistencës?!”, shkruajnë ata.

FBI njoftoi se po ofron deri në 10 milionë dollarë për informacion që ndihmon në identifikimin e anëtarëve të grupit Handala.

Së fundmi, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së sekuestroi disa domenë të Handala që thuhet se ishin përdorur në sulme kibernetike të lidhura me Irani. Departamenti tha se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e Iranit përdorte faqet e Handala për të shpërndarë “propagandë terroriste”, operacione psikologjike kundër kundërshtarëve të regjimit, për të marrë kredi për aktivitet hakerash dhe për të thirrur vrasjen e gazetarëve dhe disidentëve.

Handala tha se hakerimi i email-it të Patel ishte hakmarrje për sekuestrimin e faqeve të tyre nga FBI-ja, si dhe për shpërblimin prej 10 milionë dollarësh që agjencia ofroi për informacione mbi sulme të ngjashme.

Në mars, grupi gjithashtu pretendoi përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj kompanisë amerikane të teknologjisë mjekësore Stryker, ku llogaria e punonjësve u manipulua me një mesazh që thoshte se të dhënat ishin fshirë në një sulm ‘wiper’ nga grupi i mbështetur nga Irani.

Handala pretendoi se kishte fshirë “më shumë se 200,000 sisteme, serverë dhe pajisje mobile” dhe kishte marrë “50 terabajt të dhëna kritike” gjatë sulmit ndaj Stryker.

Grupi tha se ky sulm ishte “hakmarrje për sulmin brutal ndaj një shkolle për vajza iraniane në fillim të luftës, ku humbën jetën mbi 160 persona”, si dhe “për shkak të sulmeve të vazhdueshme kibernetike kundër infrastrukturës së Iranit dhe aleatëve të tij”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat