8.5 C
Tirana
Sunday, March 1, 2026

Nuk menaxhuan dot protestën, Rama shkarkon kreun e Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe drejtorin e Tiranës, Elton Alushi! Komandohet në krye të bluve Bizhga

lir Proda është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.  Vendimi është marrë sot nga Kryeministri Edi Rama. Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.

Shkarkimi i krerëve të Policisë së Shtetit ka ardhur pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme, ku u vunë në rrezik jetët e artistëve të huaj dhe punonjësve që ishin brenda vilës së Enver Hoxhës, gjatë sulmit me molotovë të organizuar nga militantët e Berishës.

Dy drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë shkarkuar me argumentin e mos-garantimit të rendit dhe vënien në rrezik të jetës së qytetarëve.

Kujtojmë se protesta e djeshme e Berishës nisi në formën e një marshimi nëpër rrugët e Tiranës, ku u hodh molotovë në koshat e plehrave dhe pranë disa bizneseve private, dhe më pas, krejt papritur, një breshëri molotovësh dhe fishekzjarresh u zbrazën në drejtim të vilës së Enver Hoxhës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat