7.5 C
Tirana
Friday, February 20, 2026

Reshje shiu dhe vranësira, ja si paraqitet moti për këtë të premte

Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në veri e jug të vendit e gradualisht në të gjithë territorin, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Gjatë orëve të mëngjesit në ekstremin verior, lokalisht në lindje dhe në jug reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, verilindje –juglindje mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat