3.5 C
Tirana
Wednesday, February 18, 2026

Salianji më në fund po trimërohet, i kërkon Berishës të mbajë përgjegjësi për humbjet e PD dhe t’i hapë rrugën brezit të ri

Nga Berati me anëtarë të Partisë Demokratike në këtë qytet, ish-deputeti Ervin Salianji i bëri thirrje Sali Berishës të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e dobnëta dhe humbjet elektorale PD po shënon në çdo palë zgjedhje.

Ai thekson se Partia Demokratike duhet të bëjë një zgjedhje të qartë: të qëndrojë peng i së shkuarës apo të hapin rrugën për një brez të ri.

“Askush faktikisht nga lidershipi i PD-së nuk do që të mbajë përgjegjësi. Pa diskutim, kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, duke mos i vënë bisht demokratëve që kanë mbajtur përgjegjësi dhe e kanë respektuar. Ne duam që PD të jetë forcë qeverisëse në Shqipëri. Njësoj si i biri i vetë politikë ishte kryer në të kaluarën; Basha, edhe kryetari aktual, funksionon thuajse njësoj, me të njëjtat vese, me të njëjtat gabime, me të njëjtën mënyrë të shpërfilljes së demokratëve. Raporti ndërkombëtar është më i keq se ç’ka qenë në të kaluarën. Ne, të nderuar miq, e dimë se Edi Rama përmbyset nga fuqia e njerëzve të bashkuar, por edhe me ndihmën e SPAK-ut që po e dërmon” tha Salianji.

Salianji thotë se shqiptarët e kanë humbur besimin te qeveria e Edi Ramës. Në Berat, Salianji u shpreh se Rama kërkon të bëjë ndryshime ligjore për të pasur garanci që të mos preket nga SPAK.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat