Hashim Thaçi
Dje në Kosovë u shënua 18 vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës, Më 17 shkurt 200 duke ndjerë rrahjet e zemra të stërgjyshërve tanë shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran e demokratik. Dëshiroj që sot nga kjo sallë të përcjellë urimet më të përzemërta të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për këtë festë madhështore.
Të nderuar gjyqtarë për gati tre vite në këtë sallë gjyqi ju i keni dëgjuar akuzat e prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju i keni parë faktet, ju keni dëgjuar të vërtetën, Është vetëm një e vërtetë që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm, por e kam thënë dhe e them sërish me bindje të plotë. Unë bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësuar në Kosovë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.
Të nderuar gjyqtarë në kohën e masakrave në Qerez në Likoshan, Prekaz në fillim të vitit 1998 unë isha student në Universitetin e Curriut. Unë nuk po bëja plane si ta merrja kontrollin në Kosovë po bëja plane si t’i përgatitja provimet në universitet. I vetmi njeri që po bënte plane morbide ishte Sobodan Millosheviç, plane për një gjenocid tjetër, për një gjenocid të ri në Kosovë.
Prandaj si shumë qytetarë të tjerë kosovarë edhe unë më herët u detyrova ta lëshoj Kosovën sepse regjimi i Millosheviçit më kishte ndjekur. Më kishte dënuar në mungesë me akuzën se kisha shkelur ligjet e tij diskriminuese. Më vonë po i njëjti regjim do të dënojë në mungesë edhe presidentin Clinton edhe sekretaren Allbright edhe kryeministrin Bleir edhe kancelarin Shredër edhe presidentin Shirak edhe sekretarin e përgjithshëm të NATOS-s, Sollona dhe të tjerë, dënime në mungesë.
Prandaj duke i parë masakrat ndaj popullit tim unë si dhe shumë të tjerë nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë në pranverë 1998. Ky ishte vendim krejtësisht personal i imi i askujt tjetër, sepse nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosjen. Bëra që do të bënte secili prej jush nëse vendi juaj, populli juaj do të përjetonte aq që përjetoi populli im. Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Të nderuar gjyqtarë prokuroria pretendon se qëllimi ishte marrja dhe ushtrimi i kontrollit e Kosovës. Kjo jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, tejt absurde, po është thellësisht ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri, është ofendim për dhjetëra mijëra viktima të pafajshme të vrarë gjatë masakrave, është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATOS dhe aleancës perëndimore me të cilët unë bashkëpunova ngushtë.
Të nderuar gjyqtarë më lejoni të përsëris një të vërtetë të përjetshme. I vetmi a kundërshtar i imi i popullit të Kosovës dhe i botës demokratike ishte Slobodan Millosheviçi. Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë, veçanërisht kur gjatë luftës unë nuk e dija nëse do të isha gjallë prej orës në orë e prej ditës në ditë. Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time, gruan time e djalin e sapolindur e lëre më të e ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovë në Kosovën e pushtuar plotësisht për rreth 90 vite. Fakti që sa prej nesh sot jemi gjallë është krejtësisht rastësi dhe fat. Unë nuk u ktheva për të rrezikuar jetën time për kontroll dhe pushtet. U ktheva në atë dhe duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe. Pyetja që shtrohet sot është marrja e kontrollit prej kujt? Kush? E vërteta është se kontrolli dhe pushteti ishin plotësisht ama plotësisht në gjithë territorin e Kosovës në duart e hekurta të Slobodan Millosheviçi. Askujt tjetër. Shqiptarët nuk ushtronin pushtet, është paradoksale. Ata shtypeshin nga pushteti i Slobodan Milloviçit
Misioni ynë si popull ishte i qartë, mbijetesa liria dhe paqja. Unë nuk kisha fare iluzione por shpresa e jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Prandaj fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Për këtë qëllim unë udhëtova në shumë kryeqytete për t’i bindur për kauzën tonë të drejtë në Bruksel, Londër, Berlin, Paris Bern, Oslo dhe vendet e tjera. Kudo që isha, isha në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e administratës amerikane. Millosheviçi e kishte filluar luftën në Kosovë ndërsa ne kosovarët vetëm po vetëmbroheshim. Luftën mund ta përfundonte vetëm NATO, askush tjetër dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte intervenimi i NATO-s, liri të Kosovës nuk do të kishte, nuk do të kishte as pavarësitë e Kosovës. Prandaj pavarësia nuk ishte instrument për të marrë pushtet por për dinjitet.
Të nderuar gjyqtarë kjo prokurori më thuri shumë lavde, e më nda shumë tituj e grada, por e vërteta është krejt tjetër. Unë nuk isha ai i cili transportova rezistencën nga perëndimi në Kosovë. Unë ju bashkova rezistencës në Kosovë. Nuk ishte kthimi im nga perëndimi arsyeja pse UÇK-ja po masivizohej. Arsyeja ishte Sllobodan Millosheviçi dhe askush më bukur nuk e ka thënë sesa sekretar i shtetit Madeleine Albright citoj: ‘Millosheviçi me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i ushtrisë çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja nuk ishte shteti, nuk ishte ushtri e një shteti. Ai ishte organizim popullor që po mbrohej nga një shtet agresor. Fakti që UÇK-ja nuk ishte organizuar ashtu siç pretendon prokuroria se ishte nuk e zbeh aspak rolin e saj për lirinë e Kosovës. Nuk e bën kauzën e saj për çlirim më pak fisnike e as arritjen e pavarësisë më pak historike. Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike dhe diplomatike. Suksesi më i madh i popullit të Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë dhe besimi me Perëndimin. Ata na ndihmuan pikërisht sepse e dinin se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë me asnjë çmim, me asnjë rrethanë, nuk do të rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë sepse ashtu do të rrezikoja vetë lirinë e Kosovës do të rrezikoja ekzistencën tonë kolektive. Synimi ynë ishte paqja nuk ishte lufta. Kur bota demokratike vendosi të thërrasë konferencën e paqes në Rambuje ne ju përgjigjëm pozitivisht ftesës së tyre. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një nga tre grupet përfaqësuese të Kosovës në këtë konferencë dhe përfaqësuesit e pavarur të tjerë. Megjithatë gjatë gjithë procesit në Rambuje dhe Paris ne punuam si delegacion i Kosovës, pranuam marrëveshjen e paqes edhe pse ajo nuk i plotësonte të gjitha kërkesat legjitime. Por Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin për të ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare ashtu siç na ishte kërkuar nga perëndimorët, të tre grupet Lidhja Demokratike e Kosovës, UÇK-ja dhe LBD-ja u pajtuan për formimin një qeverie të përbashkët që do të funksiononte deri në zgjedhjet e para të lira demokratike në Kosovë. Ishte marrëveshje për t’i bashkuar forcat dhe energjitë për një qëllim të përbashkët lirinë e Kosovës. Sot si mundet dikush të pretendojë se qëllimi ishte marrja e kontrollit të Kosovës, kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare ta kishte fjalën kryesore në Kosovë pastaj që UÇK-ja t’ia dorëzonte armët NATOS siç ndodhi më vonë në qershor 1999-shtator 1999.
Pas kapitullimit të Milloshoviçit Kosova fut në administrimin e organizatës së Kombeve të Bashkuara Fakt i njohur botërisht. UMNIK sqaroi që në fillim se e gjithë pushteti ekzekutiv legjislativ dhe ai gjyqësor ishte në duart e tyre. Këto ishin rrethana krejt të tjera. Më pas unë punova me UNMIK dhe me partitë e tjera politike për të ndihmuar në zbatimin e mandatit në të mirë të popullit të Kosovës. Punova me strukturat e përbashkëta të UNMIK.
Të nderuar gjyqtarë gjatë tërë kësaj kohe i vetmi pushtet që kisha unë ishte pushteti i zërit tim. Dhe të nderuar gjyqtarë, siç e keni parë gjatë procesit gjyqësor unë e përdora zërin tim për të promovuar një shoqëri shumë etnike, tolerante në vendin tim në Kosovë. Unë u bëra thirrje serbëve lokalë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të ndërtojnë një jetë të re së bashku me ne. Edhe ata, pra serbët dhe komunitete të tjera, sikurse edhe ne ishin viktima të Millosheviçit. Nuk ishte aspak e lehtë ta bëje këtë pas tërë asaj ça kishte ndodhur, por ishte gjëja më e drejtë dhe më e duhur që mund të bëja. Kur në Kosovë po hapeshin varre gjithandej për mijëra viktima, mijëra të zhdukur nuk gjendeshin, mijëra pengje shqiptare ishin marrë me vete në Serbi, dhimbja ishte e thellë dhe kolektive. Ajo që mund të bëja ajo që po bëja mund të kishte dhe pasoja fizike por dhe elektorale. Por, Kosova ishte më e rëndësishme sesa fati im personal. Pas hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe largimit të forcave serbe, qytetarët e Kosovës nuk po luftonin, ata po festonin lirinë e shumëpritur. Gjatë nëntë viteve të para pavarësisë, do të thotë 1999 2008 ne ishim qytetarë të OKB-së në vendin tonë.
Gjatë kësaj kohe unë i bëra thirrje popullatës të kishte durim, të ishin tolerantë, të bashkuar dhe të kishin besim te partnerët ndërkombëtarë. Pavarësia ishte fryt i aleancës tonë me botën demokratike. Pas pavarësisë, punove me Bashkimin Evopian me SHBA dhe faktorë të tjerë relevant për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Të nderuar gjyqtarë ajo me të cilën u përballem nuk ishte vetëm periudha e luftës. Ishte një shekull shtypje. Traumat kolektive shkaktuan edhe ndjenjën e fortë e zemërimit dhe hakmarrjes, gjatë dhe pas luftës. Presidenti Clinton erdhi në Kosovë menjëherë pas lufte dhe na tha “Ne e fituam luftën, ndërsa ju duhet ta fitoni paqen.” Unë e mora këtë mesazh shumë seriozisht. E përdora zërin tim për të bërë thirrje për paqe, tolerancë dhe unitet. Gjatë pjesës më të madhe pas luftës deri në shpalljen e pavarësisë unë nuk isha në pushtet, isha jashtë pushtetit. Edhe kur era pushtet, kam marrë me fitore elektorale, por gjatë tërë kohës unë respektova normat demokratike dhe rezultatet e zgjedhjeve dhe kurdo që partia ime ishte në pushtet, ishte gjithmonë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe parti të tjera politike shqiptare dhe jo shqiptare. Së bashku e bëjmë shtetin, Kosovën shtet realitet. Por të nderuar gjykatës propaganda ruse dhe serbe nuk do të na falnin lehtë. Pasi dështuan ta delegjitimojnë pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë këtu në Hagë, i mësunë KiE. Ringjallën pretendimet e tmerrshme për trafikim organesh, pretendime këto që ishin hetuar edhe më parë nga tribunali i Hagës nga UNMIK dhe EULEX dhe ishin hedhur poshtë si të pabaza. Sapo u publikua raporti i Dick Marty, si kryeministër i Kosovës në këtë kohë mblodha përfaqësuesit kryesorë ndërkombëtarë, ambasadorët e Kuintit në Kosovë dhe udhëheqësit e EULEX. Kërkova dhe një tjetër hetim të pavarur, ata premtuan se do ta heqin renë e zezë mbi Kosovën. E vërteta është që propaganda ruse dhe serbe manipuloi Dick Martyn. Ai ra viktimë e fushatës së tyre, ata e ushqyen me informacionet e rreme dhe në fund tentuan edhe ta vrisnin për të na fajësuar neve. Qëllimi ishte shumë i qartë të diskreditohej projekti më i suksesshëm politik dhe ushtarak ndërkombëtar në dekadat e fundit, historia e suksesit të Kosovës.
Kur votuam në parlament në parlamentin e Kosovës për themelimin e kësaj gjykate ne besuam se ajo do t’i trajtonte akuzat në raportin e Dick Marty dhe do të vepronte në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Në praktikë asnjëherë as tjetra nuk ndodhi. Unë jam kritikuar shumë dhe kritikohem ende në Kosovë pse mbështetëm themelimin e kësaj gjykate. Kritikët thonë se kjo gjykatë synon kriminalizimin e luftës sonë për liri dhe idenë e pavarësisë. Këtë nuk e kam besuar në atë kohë kur e votuam por uroj sinqerisht që koha të dëshmojë që unë kisha të drejtë e kritikët e kishin gabim. Kjo prokurori në vend që të heqë renë e zezë Kosovës, kërkon t’ia zgjedhë diellin me një stuhi të zezë të ashtu quajturën ndërmarrje e përbashkët kriminale.
Shumë nga akuzat që kam dëgjuar nga kjo prokurori të nderuar gjyqtarë në këtë sallë i kam dëgjuar dhe gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë, ama janë bashkë të njëjta. Është e vërtetë e dhimbshme që kjo prokurori përpiqet t’i hedhë poshtë dëshmitë e zyrtarë të lartë të NATO-s. Shteteve të Bashkuara të Amerikës Britanisë së Madhe dhe OKB-së në këtë gjykatë, të atyre dhe njerëzve të tyre që ishin tërë kohën bashkë me ne në terren që ishin sytë dhe veshët e perëndimit nga Kosova. Për me keq kjo prokurori pretendon se unë i paskam qitur në lajthitje gjatë gjithë kohës së luftës. Kjo është krejt qesharake. Si duket kjo prokurori sërisht më mbiçmon më tepër se e meritoj.
Nga ana tjetër kjo prokurori lartëson në qiell dëshmitë e fabrikuara nga epoka e regjimit të Slobodan Milloshoviçit, kështu ajo injoron edhe vet vërtetën.
Në Rambuje unë mbështeta kërkesën që tribunali për ish-jugosllavinë t’i hetojë krimet e supozuara nga të gjitha palët ndërsa nga përfundimi i luftës të gjitha kompetencat për hetimin e krimeve të luftës ishin në duart e ndërkombëtarëve tribunalit për jugosllavinë, UNMIK dhe EULEX. Unë e mbështeta punën e tyre, asnjë i akuzuar në Kosovë për krimin e lufte nuk ishte arratisur dhe madje asnjë xham nuk është thyer për kundërshtuar procese ligjore gjatë 25 viteve të pasluftës. Pas shpalljes së pavarësisë, kur unë isha kryeministër i Kosovës unë u pajtova që hetimet e pavarur për krime lufte të mbesin në duart EULEX. Si president i Kosovës angazhova ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor të të gjitha komuniteteve për të krijuar një forum të drejtësisë tranzicionale për viktimat, Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Por e vërteta është se drejtësia për viktimat nuk mund të ndërtohet duke ndjekur të pafajshmit. Pajtimi nuk mund të ndodhë me ndjekje selektive dhe njëetnike.
Të nderuar gjyqtarë, gjatë gjithë jetës sime unë isha përkrah popullit e Kosovës në mbrojtje të lirisë jetës dhe dinjitetit njerëzor, gjithmonë duke udhëhequr nga idealet perëndimore të demokracisë barazisë dhe drejtësisë. Sot në përfundim të këtij procesi e kam vetëm një lutje të nderuar gjyqtarë, që vendimi juaj të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës ligjet provat dhe faktet. Dhe provat e paraqitura e bëjnë shumë të qartë se akuzat nuk qëndrojnë, prandaj i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë, Ju faleminderit shumë.

