3.5 C
Tirana
Wednesday, February 18, 2026

Gjyqi në Hagë/Ish-krerët e UÇK-së: Luftuam për liri! Po kërkoni të rishkruani historinë e Kosovës, jemi të pafajshëm

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u zhvillua seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj katër ish-krerëve të UÇK: ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Njëzëri 4 ish-krerët e UÇK-së thanë në tribunalin e Hagës se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në këtë sallë gjyqi referuar akuzave të rënda për krime lufte e kundër njerëzimit. Ata mohuan akuzat duke kërkuar pafajësinë.

Në deklarimet e secilit u bërtit me të madhe lufta për liri, pafajësia, Kosova e pavarur, masakrat nga regjimi serb dhe krenaria për UÇK. Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ashtu si dhe të tjerët, tha me bindje, se po të kthehej pas në kohë do të bënte të njëjtën gjë për popullin e tij që prej vitesh vuante në kurriz dorën e hekurt të Slobodan Millosheviç.

Ish-presidenti i Kosovës tha se e gjithë situata në rajon, ka qenë produkt i Slobodan Millosheviç, madje dhe vetë populli serb ka qenë viktimë e tij. Thaçi tha se prokurorët po injorojnë të vetmin fakt të vërtetë, se lufta e UÇK kishte për qëllim vetëm çlirimin e Kosovës. Thaçi tha se masakrat serbe, lanë pas trauma, ndenjën e zemërimit dhe të hakmarrjes.

Kadri Veseli në deklaratën e tij tha se ka dëshiruar gjithmonë një jetë normale, por ishte e pashmangshme pasi në atë kohë iu mohua çdo e drejtë dhe se nuk mund të qëndronte indiferent ndaj vuajtje që po përjetonte populli i tij. Kadri Veseli kërkon pafajësinë ndërsa thotë se asnjë akuzë ndaj tij nuk është provuar dhe se i ka shkërbyer vendit të tij për liri.

Rexhep Selimi tha se akuzat e prokurorëve po njollosin historinë e shtetit të Kosovës që nuk mund të rishkruhet nga e para në tribunalin e Hagës. Selimi tha se lufta e UÇK-së nuk mund të barazohet me shtetin vrasës të Serbisë, organizatë që u krijua nga nevoja dhe jo dëshira për luftë. Ai tha se të shumë ishin ata që kanë humbur jetën dhe duke siguruar armë, jo për të sulmuar civilët e pafajshëm apo dhe kundërshtarët, por për të mbrojtur tokën e tyre.

Jakup Krasniqi e nisi fjalën e tij duke folur për luftën dhe dinjitetin njerëzor të një populli që nuk refuzoi të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit të Serbisë. Krasniqi tha se çdo akuzë e ngritur nga prokuroria kundër luftës së UÇK-së, është vazhdim i i gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi kriminal i Serbisë.

Prezent më sallë ishte edhe Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, i cili vuri në dukje se gjykata ka vonuar gjykimin e të akuzuarve për më shumë se pesë vjet, duke e cilësuar procesin si të njëanshëm ndaj UÇK-së. Ai theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, mbrojtëse dhe nuk kishte synuar popuj të tjerë, duke shtuar se shpreson që vendimi i trupit gjykues të reflektojë historinë dhe lavdinë e luftës çlirimtare.

Në seancë ishin të pranishëm edhe familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit nisën pyetjet e gjykatës dhe më pas të prokurorisë.

Të katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Trupi gjykues ka afat tre muaj për të marrë vendimin ose për të kërkuar zgjatjen e tij.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat