Sali Berisha u gjend i pa përgatitur në foltoren e radhës në Sukth ku u përball me kritika nga një anëtar i cili thumboi deputetin Oerd Bylykbashki, që mungoi në takim, pasi kishte ditëlindjen e gruas.
Sipas demokratit, Bylykbashi mungoi në takim për shkak të datëlindjes së gruas, ndonëse nuk e ka parë që pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Ai deklaroi se kishte ditëlindjen e së bijës, por e ka lënë për të ardhur tek foltorja e PD.
“Sot është dhe një koicidencë tjetër, dhe fatkeqësi, uroj drejtuesin e qarkut se paska ditëlindjen e bashkëshortes dhe nuk ndodhet këtu, personalisht kam nga 11 maji që nuk e shikoj. Unë kam ditëlindjen e time bije, e lashë për të ardhur te Sali Berisha, dhe e dinë të gjithë. Dita 20 nuk duhet të jetë paradë mode, jemi në kulmin e mbijetesës”, deklaroi demokrati.

