Ditën e sotme, 14 shkurt, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesish përgjatë ultësirës perëndimore në orët e para të ditës.
Sipas SHMU, reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët.
Në orët e pasdites deri në mbrëmje vonë reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

