12.5 C
Tirana
Saturday, February 14, 2026

Rama “ve në sedër” Dash Sulën: Të shohim si do ta bëjë detyrën! Ish-deputeti “lajka” Kryeministrit

Pasi i gjeti një vend pune, Edi Rama doli sot publikisht në krah të Kryeinspektorit të Përgjithshëm, ish deputetit të PD, Dashnor Sula për të folur fazën e re të reformës së sistemit të inspektimeve. Rama vlerësoi formimin juridik të Sulës, por i kujtoi atij edhe përplasjet në parlament.

Rama kishte një sfidë personale për Dashnor Sulën, duke i thënë “të shohim si do ti bëjë punët, për të cilat nuk ka lënë gjë pa thënë në Parlament”.

“Kryeinspoektori vjen nga një pjesë e karrierës e cila ka qenë politika, por më parë ka qenë një protagonist në sistemin e drejtësisë, ka fermiumin e nevojshëm për të ndjekur këtë punë pasi formimi juridik është i rëndësishëm, por ka edhe sfida, që ato që i ka thënë Blerinës në Parlament, tani bashkë me Blerinën dhe të tjerët ti adresojë. Jemi vend i vogël për tu ndarë në shumë pjesë, dhe kur vjen politika ndarja është e natyrshme, por kur vjen puna tek shteti dhe objektivat për aq kohë sa në jepet mundësia mirë është të përpiqemi së bashku. Kjo është edhe një sfidë personale, se edhe mua nuk më ka kursyer në parlament, tani të shohim si do ti bëjë detyrat për të cilat nuk na ka lënë gjë pa thënë ne. Këtë e them me sinqeritet. Të kalosh nga teoria tek praktika e punës është si të kalosh nga poezia tek romani”, tha Rama.

Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shprehur publikisht vlerësim për kryeministrin Edi Rama për besimin që i është dhënë në detyrën e re, duke theksuar se ky vlerësim, sipas tij, nuk iu dha nga forca politike ku kontribuoi për dy dekada.

Në një deklaratë gjatë prezantimit në funksion, Sula tha se e ka pranuar detyrën si një sfidë të rëndësishme, duke nënvizuar se vendimi për të marrë përgjegjësinë lidhet me besimin ndaj vizionit të qeverisë dhe me përvojën e tij të gjatë në politikë.

Ai theksoi se pas 20 vitesh angazhim në Partinë Demokratike dhe pjesëmarrjes në garën e fundit zgjedhore, vlerësimi që mori përmes këtij emërimi përbën, sipas tij, një moment kthesë. Sula u shpreh se do ta ushtrojë detyrën me përkushtim dhe integritet, duke garantuar se prioritet do të jetë përmirësimi i funksionimit të institucionit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat