12.5 C
Tirana
Saturday, February 14, 2026

Braçe nuk ka hequr dorë nga ëndrra për tu bërë Ministër i Bujqësisë, i kërkon llogari “anonimit” Salla për tjetërsimin e tokës së lumit Seman

Deputeti socialist Erion Braçe ka depozituar në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.

Braçe kërkon sqarime lidhur me lejimin e grabitjes dhe tjetërsimit të tokës përgjatë lumit Seman, pranë fshatit Imshtë.

Ai kërkon gjithashtu informacion nëse janë evidentuar raste të ngjashme edhe përgjatë lumenjve Seman dhe Shkumbin.

Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90 dhe 95 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, për sa më poshtë vijon:

Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës së lumit Seman, pranë fshatit Imshtë, njësia administrative Bubullimë, bashkia Lushnje?

A keni evidentuar raste të tjera të grabitjes dhe tjetërsimit të tokës së lumit përgjatë lumenjve Seman dhe Shkumbin, në territore të bashkisë Lushnje, Divjakë?

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat