19.5 C
Tirana
Monday, July 14, 2025

Parkimi dysh, rastet kur shkaktohet vepër penale që dënohet me burg deri në 3 vjet! Ja çfarë duhet të kini parasysh

Në redaksinë e Voicenews.al, kanë mbërritur disa shqetësime për deklaratën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre të quajtura “parkime dysh”, ka ngjallur debat dhe keqkuptime në publik.

Deklarata e Prodës (për të cilin ende nuk kemi një mendim të pjekur pë veprimtarinë e tij si kreu i policisë së shtetit), në fakt nuk u bë lajm pasi shpesh herë thuhet denonconi dhe denoncimet përdoren për “kauza” të tjera, por kjo është temë tjetër.

Parkimi paralel me një mjet tjetër

Në këtë rast kur një automjet ndalon ose parkohet në rrugë, pranë një mjeti tjetër që është tashmë i parkuar anash trotuarit apo buzë rrugës. Kjo sjell shpeshherë ngushtim të korsisë dhe vështirësi në qarkullim, por jo çdo rast konsiderohet automatikisht i dënueshëm penalisht.

Rastet kur është vepër penale

Kodi RRugor dhe ai Penal në mënyrë të përmbledhur përcaktojnë se parkimi i dyfishtë konsiderohet vepër penale në rastet kur:

-Pengon qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lëvizjen e automjeteve të emergjencës si ambulanca, zjarrfikëse, mjetet e policisë apo shërbime të tjera të institucioneve.

-Bllokon tërësisht rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera.

-Shkakton bllokim total të rrugës për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike.

Në këto raste të rënda, policia nuk do të mjaftohet me vendosjen e një gjobe administrative, por do të nisë procedurat për ndjekje penale, sipas nenit 293 të Kodit Penal, që parashikon: “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor apo ajror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Nëse një efektiv i qarkullimit rrugor konstaton një rast që përputhet me kriteret e mësipërme, ai nuk do të marrë vetë vendimin për ndjekje penale, por do ta referojë rastin në prokurori. Organet e akuzës, pas shqyrtimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe çdo prove tjetër të mbledhur, do të vendosin nëse drejtuesi i mjetit duhet të ndiqet penalisht.

Kjo do të thotë se çdo rast do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, dhe vendimi për të ngritur një akuzë penale nuk është automatik, por i mbështetur në prova dhe rrethana konkrete.

Por në rastët e përditshmërisë?

Në pjesën më të madhe të rasteve të parkimeve dysh, pra kur nuk ka pasoja të rënda për qarkullimin apo sigurinë, policia do të vijojë me masat administrative, ashtu si deri më sot, duke vendosur gjobë sipas Kodit Rrugor nga 1 mijë deri në 3 mijë. Kjo përfshin edhe vendosjen e bllokuesve të gomave dhe heqjen me karrotrec.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat