Raport Auditimi Performance mbi “Menaxhimin e Plazheve Publike”, i publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ka konstatuar një realitet që nuk do i pëlqente aspak narativës së qeverisë mbi turizmin elitar.
Ndryshe nga turizmi elitar, raporti i KLSH pasqyron në mënyrë të përmbledhur situatën reale të sektorit të turizmit, atë që e shohin çdo ditë, jo vetëm banorët e zonave, por edhe shumë e shumë të tjerë që zgjedhin të pushojnë në vijën bregdetare shqiptare.
Gjendja e plazheve publike
Të dhënat e përpunuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit tregojnë se plazhet publike, nga Jugu i preferuar e deri në Veri, janë në një situatë me të vërtetë skandaloze.
Në vijim, janë të renditura në mënyrë telegrafike situatat në pjesën më të madhe të plazheve.
- – Në plazhet publike të zonës së Ksamilit është konstatuar mungesë e shërbimeve higjienike.
- – Në plazhet e Himarës, në plazhin Lukovë:
- – Plazhet publike janë pa roje dhe pa sinjalistikën e nevojshme.
- – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.
- – Në plazhin e Borshit:
- – Ka mungesë të investimeve në infrastrukturë nga ana e Bashkisë, rehabilitimi i rrugës, mungesa e ndriçimit, ujit, gjelbërimit, ka pasur kujdes të veçantë pastrimi i cili është bërë disa herë në ditë nga firma e pastrimit.
- – Plazhet publike janë pa vrojtues dhe pa sinjalistikën e nevojshme.
- – Në hapësirat publike nga ana e banorëve të zonës ngrihen çadra të pa çmontueshme me dru.
- – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.
- – Në plazhin Qeparo dhe Porto Palermo:
- – Në disa hapësira publike janë vendosur çadra të pa çmontueshme me drurë nga ana e banorëve të zonës.
- – Në plazhin e Porto Palermos plazhet janë shfrytëzuar nga publiku si plazhe publike edhe pse janë të pa miratuara.
- – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.
- – Në plazhin Llaman:
- – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.
- – Në plazhin Potam, Maraç & Himarë, në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore si edhe vrojtuesit e licencuar;
- – Në plazhin e Livadhit, në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore, vrojtuesit e licencuar, si edhe kushtet e tjera si tualete, kabina zhveshje, dushe etj.
- – Nga kontrolli në plazhin e Dhërmiut, është konstatuar në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore si edhe vrojtuesit e licencuar.
- – Në Bashkinë Lezhë, lidhur me plazhet publike, gjatë monitorimeve janë konstatuar se një pjesë e parcelave të paracaktuara si plazhe publike në zonat bregdetare nën juridiksionin territorial të kësaj të fundit për shkak të terrenit nuk janë lehtësisht të aksesueshme nga ana e publikut.
- – Zona bregdetare e Shëngjinit dhe ajo e Kunes kanë të paracaktuara si plazhe publike një numër shumë të vogël parcelash të cilat referuar fluksit të madh të turistëve si atyre ditorë, banorëve të Njësisë Administrative Shëngjin apo edhe atyre, të cilët kanë investuar duke blerë shtëpi pushimi në këto zona bregdetare, këto të fundit e kanë të pamundur përballimin e këtij fluksi.
- Sipas vëzhgimeve të grupit të auditimit në plazhet publikë të bashkisë Vlorë, konkretisht në zonën e Lungomares dhe Pashalimanit, rezultuan jashtë çdo standardi
- – Në Durrës dhe Kavajë, vendndodhja e plazheve publike është shpesh herë është në afërsi të derdhjes së ujërave të zeza, në territor me papastërti, apo distancë nga zonat historike të plazheve.